Aktualitet

Grabiste sendet personale! Arrestohet në flagrancë 38 vjeçari në Durrës, Policia në kërkim të bashkëpunëtorit

Këta dy persona, gjatë ditëve të fundit, iu kanë vjedhur me dhunë 3 shtetasve, një varëse floriri, një unazë dhe një celular.

6 Maj 2023, 11:35 Nga A.B

 

Grabiste sendet personale! Arrestohet në flagrancë 38 vjeçari
Foto ilustruese

 

DURRËS-Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet si autor i disa grabitjeve. Policia bën të ditur se personi me inicialet P. C., banues në Shkodër u vu në pranga ndërsa  u shpall në kërkim M. H., 26 vjeç, banues në Shkodër. 

Këta dy persona, gjatë ditëve të fundit, iu kanë vjedhur me dhunë 3 shtetasve, një varëse floriri, një unazë dhe një celular. Vijon puna, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

NJOFTIMI:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Seriali", për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pasurisë. Zbardhen 3 raste të vjedhjes me dhunë të sendeve personale, vihet në pranga njëri nga autorët, identifikohet dhe shpallet në kërkim tjetri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pasurisë, falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar vjedhjen e sendeve personale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seriali", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

- P. C., 38 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. H., 26 vjeç, banues në Shkodër. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 2 shtetas, gjatë ditëve të fundit, iu kanë vjedhur me dhunë 3 shtetasve, një varëse floriri, një unazë dhe një celular.

Vijon puna, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

durres

Sondazh

Poll