Sport

Vritet djali i drejtuesit të Camorrës në Napoli gjatë festimeve të titullit kampion!

Tifozi 26-vjeçar Vincenzo Costanzo mbeti i vrarë me armë zjarri dhe mediat italiane zbuluan se babai i tij Maurizio është një nga drejtuesit e Kamorros në lagjen Ponticelli.

6 Maj 2023, 09:27 Nga DOSJA
Vritet djali i drejtuesit të Camorrës në Napoli gjatë

ITALI - Gjatë festës së fitimit të titullit kampion nga ana e tifozëve të Napolit në sheshin Volturno, tifozi 26-vjeçar Vincenzo Costanzo mbeti i vrarë me armë zjarri dhe mediat italiane zbuluan se babai i tij Maurizio është një nga drejtuesit e Camorros në lagjen Ponticelli.

Vincenzo Costanzo (26) ishte në fokusin e policisë italiane për shkak të së kaluarës së tij të konsiderueshme kriminale dhe gjatë një festë në rrugët e Napolit ai u qëllua për vdekje.

I ndjeri ishte djali i Maurizio Costanzas, i dënuar për organizatë mafioze dhe konsiderohet si një nga drejtuesit e Camorro-s në rrethin Ponticelli, vend ku ka armiqësi të madhe mes klaneve të ndryshme.

Siç konfirmohet nga policia italiane, Costanzo ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri.

Në këto momente si prokurorët ashtu edhe karabinierët italianë po hetojnë nëse ai u vra nga klani rival Camorra apo, përkundrazi, ishte një goditje e rastësishme.

Gjithashtu, La Stampa raporton se më shumë se 200 njerëzve i është dhënë ndihma në spitalet përreth Napolit për arsye të ndryshme - nga lëndimet fizike e deri te lëndimet me thikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll