Bota

E veshur me blu! Zonja e parë e SHBA-së mbërrin pa Biden në kurorëzim, shoqërohet nga mbesa

Jill Biden ka zgjedhur një fustan blu për ceremoninë, ndërsa mbesa e saj një fustan të verdhë. Të dyja kanë zënë një vend pranë zonjës së parë të Ukrainës, Olena Zelenska.

6 Maj 2023, 10:40 Nga f.i
E veshur me blu! Zonja e parë e SHBA-së mbërrin pa Biden në
zonja e parë

BRITANI E MADHE-Zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden ka mbërritur në kurorëzimin e Mbretit Charles. CNN raporton se në vend të presidentit amerikan Joe Biden, Zonja e parë shoqërohet nga mbesa e saj, Finnegan Biden.

Jill Biden ka zgjedhur një fustan blu për ceremoninë, ndërsa mbesa e saj një fustan të verdhë. Të dyja kanë zënë një vend pranë zonjës së parë të Ukrainës, Olena Zelenska.

Zonja e Parë tha se ishte një “nder të përfaqësonte Shtetet e Bashkuara në këtë moment historik dhe të festoj marrëdhëniet e veçanta mes vendeve”. Ndërkohë, Presidenti Biden foli në telefon me Mbretin Charles III më 4 prill për të nënvizuar "forcën e marrëdhënieve midis dy vendeve".

Londra është mbushur me mijëra njerëz, ndërsa familja mbretërore bën provat e fundit duke mirëpritur politikanët dhe “gjakblutë” nga e gjithë bota. Mes liderëve të botës në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, pjesëmarrës me ftesë nga monarku do të jenë edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani./Dosja.al

kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll