Bota

I publikohet video nga seanca, Trump ngatërron emrin e akuzueses me ish-gruan

Në një moment ish-presidenti i tregohet fotografia bardh e zi e gazetares që e akuzon për përdhunim dhe dëgjohet duke thënë "Kjo është gruaja ime". Trump ngatërroi Jean Carroll me ish-gruan e tij Marla Maples.

6 Maj 2023, 09:56 Nga f.i
I publikohet video nga seanca, Trump ngatërron emrin e akuzueses me
Donald Trump dhe Jean Carroll

SHBA- Në gjykatën e Manhatan është paraqitur një video gjatë seancës ku ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump po gjykohet mbi akuzat e ngritura nga gazetarja amerikane Jean Carroll, ku pretendon se është abuzuar seksualisht nga Trump. Por në pamjet e regjistruara në tetor të publikuara për her të parë në seancë, një momenti kyç në video ku Trump ngatërron Carroll me ish-gruan e tij, ka marrë vëmendje raporton The guardian.

Në një moment ish-presidenti i tregohet fotografia bardh e zi e gazetares që e akuzon për përdhunim dhe dëgjohet duke thënë "Kjo është gruaja ime". Trump ngatërroi Jean Carroll me ish-gruan e tij Marla Maples.

Carroll ka paditur Trumpin për shpifje, duke pretenduar se ai e përdhunoi atë në një dhomë zhveshjeje të Bergdorf Goodman në pranverën e vitit 1996. Nga ana tjetër Trump i ka mohuar vazhdimisht akuzat e saj. 

jean carroll donald trump

Sondazh

Poll