Bota

Trazira gjatë kurorëzimit të Mbretit! Protesta në Londër, arrestohet nga policia udhëheqësi i lëvizjes antimonarkiste

Graham Smith ka qënë gjithmonë kritik ndaj kurorëzimit.

6 Maj 2023, 09:49 Nga A.B
Trazira gjatë kurorëzimit të Mbretit! Protesta në
Momenti i arrestimit

BRITANI E MADHE- Ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles nuk po kalon aq e qetë. Teksa brenda kanë nisur përgatitjet, jashtë ka pasur protesta dhe arrestime. Kështu, BBC raporton se Udhëheqësi i lëvizjes antimonarkiste të Republikës Graham Smith është arrestuar përpara kurorëzimit të mbretit Charles. Këtë e ka bërë të ditur vetë grupi në rrjetin social, 'TWitter'.

Smith ka qënë gjithmonë kritik ndaj kurorëzimit. Më herët, teksa ka folur për BBC, ai vuri në dyshim nëse tradita ishte një argument i vlefshëm për një ceremoni luksoze kur kurorëzimi ka "ndryshuar në shkallë, shtrirje dhe përmbajtje çdo herë".

Ai tha: "Shumica e njerëzve nuk mund të kujtojnë herën e fundit, kështu që nuk është një traditë që do të thotë asgjë për askënd. Ajo nuk ka asnjë vlerë kushtetuese, nuk kërkohet dhe nëse nuk do ta bënim, Charles do të ishte akoma Mbret."

Protestuesit janë mbledhur në Londër dhe në duar mbajnë pankarta me thirrje kundër mbretit dhe monarkisë. Përveç Smith, policia ka arrestuar edhe persona të tjerë të grupit. 

Londra është mbushur me mijëra njerëz, ndërsa familja mbretërore bën provat e fundit duke mirëpritur politikanët dhe “gjakblutë” nga e gjithë bota. Mes liderëve të botës në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, pjesëmarrës me ftesë nga monarku do të jenë edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani./Dosja.al

graham smith kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll