Bota

Rusia sulmon rajonin Dnipropetrovsk me drone iraniane, Ukraina rrëzon 4

Kreu i rajonit të Dnipropetrovsk Sergiy Lysak raportoi se nuk ka të lënduar, por pjesë të dronëve të rrëzuar kanë thyer xhamat e pesë shtëpive private dhe janë dëmtuar dy objekte ndihmëse dhe një linjë elektrike.

6 Maj 2023, 09:41 Nga f.i
Rusia sulmon rajonin Dnipropetrovsk me drone iraniane, Ukraina rrëzon 4
dron iranian

UKRAINË- Rusia sulmoi rajonin e Dnipropetrovsk mbrëmjen e djeshme me drone 'Shahed' të prodhuar nga Irani. Mediat e huaja raportojnë se forcat ukrainase kanë arritur të rrëzojnë 4 prej droneve iranian.

Kreu i rajonit të Dnipropetrovsk Sergiy Lysak raportoi se nuk ka të lënduar, por pjesë të dronëve të rrëzuar kanë thyer xhamat e pesë shtëpive private dhe janë dëmtuar dy objekte ndihmëse dhe një linjë elektrike.

"Ushtria ruse synoi gjithashtu rajonin e Marhanets në rrethin e Nikopolit. Ata qëlluan një duzinë e gjysmë predha nga sistemet e raketave. Nuk ka pasur viktima. Rezultatet e sulmit janë duke u konfirmuar."-tha Lysak.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll