Bota

God Save The King"/ Kurorëzimi i Charles III, Sunak: Një epokë e re po lind

Londra është mbushur me mijëra njerëz, ndërsa familja mbretërore bën provat e fundit duke mirëpritur politikanët dhe “gjakblutë” nga e gjithë bota.

6 Maj 2023, 09:27 Nga A.B
God Save The King"/ Kurorëzimi i Charles III, Sunak: Një
Rishi Sunak

BRITANI E MADHE- Kryeministri Rishi Sunak thotë se sot është një moment "krenari e jashtëzakonshme kombëtare" dhe një "demostrim i gjallë i karakterit modern të vendit tonë".

Në një postim në Twitter, ai thotë: "Asnjë vend tjetër nuk mund të shfaqte një shfaqje kaq verbuese. Por nuk është thjesht një spektakël. Është një shprehje krenare e historisë, kulturës dhe traditave tona."

Ai gjithashtu e përshkruan ditën si një "ritual të dashur përmes të cilit lind një epokë e re", duke e përmbyllur mesazhin e tij me: "God Save The King".

Londra është mbushur me mijëra njerëz, ndërsa familja mbretërore bën provat e fundit duke mirëpritur politikanët dhe “gjakblutë” nga e gjithë bota. Mes liderëve të botës në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, pjesëmarrës me ftesë nga monarku do të jenë edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani./Dosja.al

rishi sunak kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll