Bota

OKB: Rusia dhe Ukraina nuk bien dakort për eksportin e drithërave

Për momentin, grupi tha se po vazhdon të inspektojë anijet e miratuara më parë, por po inkurajon vendet që të vazhdojnë të negociojnë për anijet e reja.

6 Maj 2023, 09:32 Nga f.i
OKB: Rusia dhe Ukraina nuk bien dakort për eksportin e drithërave
foto ilustruese

UKRAINË- Ukraina, Rusia, Turqia dhe Kombet e Bashkuara nuk kanë arritur një marrëveshje për të autorizuar ndonjë anije të re, përmes marrëveshjes për eksporte nga Deti i Zi që mundëson transportin e sigurt të drithërave ukrainase. CNN raporton se zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, u tha gazetarëve më 5 maj se inspektimet ditore të anijeve, që ishin autorizuar më herët të transportonin mallra, po vazhdojnë.

Për momentin, grupi tha se po vazhdon të inspektojë anijet e miratuara më parë, por po inkurajon vendet që të vazhdojnë të negociojnë për anijet e reja. Ndërkohë Moska sërish ka kërcënuar se do të largohet nga marrëveshja më 18 maj nëse pengesat që ekzistojnë për transportin e drithërave të saj nuk hiqen.

OKB premtoi të zhbllokojë portet në Detin e Zi për të lejuar kalimin e sigurt të drithrave dhe farave vajore, duke ndjekur rrugët e identifikuara nga autoritetet detare ukrainase për të shmangur minat dhe ndalesat në Stamboll për të siguruar që armët të mos kthehen kontrabandë në vend.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll