Bota

Sërish tensione? Shpërthim në veri të Kosovës, Policia: U dëmtua një makinë dhe shtylla elektrike

Nga ky shpërthim është dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike.

6 Maj 2023, 09:36 Nga A.B
Sërish tensione? Shpërthim në veri të Kosovës, Policia:
Makinat e demtuara

KOSOVË- Një shpërthim ka ndodhur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit, në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës. Këtë ngjarje e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se nga ky shpërthim është dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike.

Po, rreth orës 03:00 ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë është dëmtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike. Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Elshani.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këtë ngjarje./Dosja.al

shperthim ne veri te kosoves

Sondazh

Poll