Bota

Kurorëzimi i Charles/ Me pankarta kundër mbretit dhe monarkisë protestuesit mblidhen në qendër të Londrës

Protestuesit janë mbledhur në Londër dhe në duar mbajnë pankarta me thirrje kundër mbretit dhe monarkisë

6 Maj 2023, 09:20 Nga f.i
Kurorëzimi i Charles/ Me pankarta kundër mbretit dhe monarkisë
Pamje nga protesta

BRITANI E MADHE- Teksa të ftuarit dhe familjarët po mblidhen në Westminster Abbey, mes turmave që mbështesin kurorëzimin, nuk kanë munguar edhe ata që janë kundër monarkisë dhe mbretit, raportojnë mediat e huaja.

Protestuesit janë mbledhur në Londër dhe në duar mbajnë pankarta me thirrje kundër mbretit dhe monarkisë. Një grup i vogël protestuesish po mblidhen gjithashtu këtu në sheshin Trafalgar.

Grupi që bën fushatë për heqjen e monarkisë,Republika shpreson të ketë deri në 1500 mbështetës në protestë.

Londra është mbushur me mijëra njerëz, ndërsa familja mbretërore bën provat e fundit duke mirëpritur politikanët dhe “gjakblutë” nga e gjithë bota. Mes liderëve të botës në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, pjesëmarrës me ftesë nga monarku do të jenë edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani./Dosja.al

kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll