Bota

Sulmet në Sudan/ Pas tre javësh luftime, palët "rivale" nisen në Arabinë Saudite për bisedime

Në deklaratën e qeverisë së SHBA-së dhe Arabisë Saudite thuhet gjithashtu se ato po nxisin të dyja palët që të marrin parasysh interesat e kombit sudanez dhe popullit të tij dhe të angazhohen në mënyrë aktive në bisedimet drejt një armëpushimi dhe përfundimit të konfliktit.

6 Maj 2023, 08:53 Nga f.i
Sulmet në Sudan/ Pas tre javësh luftime, palët "rivale"
sulmet ne sudan

SUDAN- Arabia Saudite do të mbajë sot bisedimet e para ballë për ballë mes palëve ndërluftuese në Sudan, pas prishjes së disa armëpushimeve. BBC raporton se ushtria sudaneze thotë se bisedimet synojnë të trajtojnë çështjet humanitare.

Një deklaratë e përbashkët SHBA-Saudite përshëndeti fillimin e "bisedimeve para negociatave" në Jeddah midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake.

Në deklaratën e qeverisë së SHBA-së dhe Arabisë Saudite thuhet gjithashtu se ato “po nxisin të dyja palët që të marrin parasysh interesat e kombit sudanez dhe popullit të tij dhe të angazhohen në mënyrë aktive në bisedimet drejt një armëpushimi dhe përfundimit të konfliktit, i cili do të kursejë vuajtjet e popullit sudanez dhe të sigurojë disponueshmërinë e ndihmës humanitare në zonat e prekura”.

Ushtria konfirmoi se të dërguarit e SHBA-së mbëritën në Jeddah për t'u përfshirë në bisedimet, për të cilat OKB-ja dhe agjencitë e ndihmës kanë bërë presion, duke u përballur me një krizë të tmerrshme humanitare në Sudan.

sulmet ne sudan

Sondazh

Poll