Politike

Sherr te Krimet e Rënda/Avokati i Geron Xhafajt përplaset me Salianjin: Jeni ndonjë biçim… ju në PD?!

2 Tetor 2019, 11:28 Nga DOSJA
Sherr te Krimet e Rënda/Avokati i Geron Xhafajt përplaset me

Tiranë– Në seancën e sotme te Krimet e Rënda ka pasur debate të ashpra mes ish-deputetit Ervin Salianji dhe avokatit të Geron Xhafajt, Ardian Bishën. Për shkak të përplasjeve në sallë, seanca është ndërprerë për disa minuta.

DEBATI: 

Ardian Bisha e ka pyetur Salianjin: Jeni ndonjë biçim prokurori i PD që merreni me denoncimet? Çfarë strukture është kjo?

Salianji: Unë nuk përgjigjem me fjalën biçim, duhet ta tërheq.

Marrë nga Faxnews:

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.
Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjyqi për dosjen babale sherri salianji ardian bisha gjyqi për dosjen babale sherri salianji ardian bisha

Sondazh

Poll