Politike

Inagurohet kompleksi i ri i ambasadave Ruse në Tiranë, Karpush largohet nga Shqipëria

2 Tetor 2019, 08:41 Nga DOSJA

TIRANË –  Kompleksi i ri i ambasadave ruse është inaguruar me 27 shtator në Tiranë, të ftuar në ceremoninë e hapjes ishin zyrtarë të lartë shqiptarë si dhe përfaqsuesë të diplomacisë ruse.

Kushtet në ambasadën e re janë tej mase të mira, dhe mundësojnë çdo gjë për stafin rus të ambasadës, të cilët do të jetojnë në të.

Ndërkohë ambasadori Rus Alexandër Karpush, ka përfunduar mandatin e tij 5-vjeçar në vendin tonë, dhe është larguar nga Shqipëria.

Në fjalimin e lamtumirës, ​​A. Karpush iu drejtua kreut të kompanisë Fab-Construction, z. Sh. Xhabrahimi dhe gjithë ekipit të tij të specialistëve duke i shprehur mirënjohjen për realizimin e projektit të ndërtimit të kompleksit.

Ai shprehu besimin se kjo ngjarje do të zërë vendin e duhur në historinë e marrëdhënieve dypalëshe ruso-shqiptare. Ambasadori Karpush vuri në dukje cilësinë e lartë të punimeve dhe profesionalizmin e ndërtuesve, të cilët kryen ndërtime të vështira në një kohë shumë të shkurtër.

Në këtë aktivitet mbajti disa fjalë dekani i trupit diplomatik, ambasadori i Serbisë në Shqipëri, z. M. Zariç, i cili i dhuroi ambasadorit A.Karpush një pjatë argjendi të bërë nga mjeshtrat shqiptarë.

Gjithashtu këshilltari i Ambasadës Ruse, A. Shugurov iu drejtua Ambasadorit Karpush me fjalë falenderimi duke i dorëzuar një pikturë origjinale të kompleksit të ri të ambasadës.

Në mbylljen e fjalimit të lamtumirës, ambasadori ndau përshtypjet e tij pozitive për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Ai falenderoi të gjithë ata, me të cilët ka bashkëpunuar gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri.

Burimi:Ambasada Ruse

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksander karposh ambasada e re ruse kompleksi i ri aleksander karposh ambasada e re ruse kompleksi i ri

Sondazh

Poll