Politike

Kriza politike/ Ambasadori gjerman dhe delegacioni i CDU-CSU mbërrin në selinë e PD, takim me Bashën

2 Tetor 2019, 11:07 Nga DOSJA
Kriza politike/ Ambasadori gjerman dhe delegacioni i CDU-CSU mbërrin

TIRANË- Përfaqësues të delegacionit të CDU/CSU, pjesë e koalicionit qeverisës në Bundestagun gjerman po zhvillojnë sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë e PD-së.

Mësohet se fokusi i diskutimit do të përqendrohet tek kriza politike. I pranishëm në takim është edhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf. Zyrtarët gjermanë, pasi kanë zbritur nga makina me dosje nëpër duar, janë pritur në hyrje të selisë blu nga demokrati Dorian Teliti.

Temë tjetër diskutimi është ajo e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe votimi i Bundestagut për ti vënë 9 kushte Shqipërisë, para se të hapen negociatat.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë një “PO” nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Shqipëria, siç ishte parashikuar ka marrë një votë pro me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë një votë “PO” të pastër. Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i cdu-csu lulzim basha negociatat me be peter zingraf delegacioni i cdu-csu lulzim basha negociatat me be peter zingraf

Sondazh

Poll