Politike

Platforma për krizën/ Opozita kërkon largimin e Hajdarit nga ‘Zgjedhorja’, Basha: Rama të zbatojë 5 pikat

2 Tetor 2019, 07:40 Nga DOSJA
Platforma për krizën/ Opozita kërkon largimin e Hajdarit nga

Tiranë- Opozita e bashkuar ka publikuar platformën me 5 pikat për zgjidhjen e krizës politike në vend. Pesë pikat e dërguara nga opozita për zgjidhjen e krizës politike, kanë në thelb Reformën Zgjedhore.

Në platformën e opozitës theksohet se Reforma Zgjedhore duhet të realizohet nga objekte zgjedhore që janë subjekt i hetimeve për vjedhje të zgjedhjeve. Përveç kushtit për largimin e Gjiknurit nga drejtimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore tashmë opozita kërkon edhe largimin e Rudina Hajdarit si përfaqësuese e opozitës së re nga drejtimi i këtij komisioni.

“Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare., thuhet në platformë.

Pas mbledhjes me aleatët kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se opozita e ka planin për zgjidhjen e krizës, të cilën i ka dërguar edhe kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se nëse Rama nuk e zbaton dot, të hapë krahun.

“Ne kemi një plan, që e kemi çuar këtë plan te Rama, nëse nuk i gatshëm ta zbatojë të hapë krahun se e zbatojmë ne në Prokurori”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Ndërsa Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, për ftesën e Ramës për dialog deklaroi se Rama duhet të kthejë njëherë përgjigje për 5 pikat.  “Rama ka 5 kushte dhe duhet të kthejë njëherë përgjigje për ta dhe pastaj hajde në PD të flasim. Për ne është edhe humorist, se këto kohë kemi ngelur edhe pa humoristë.”, u shpreh Kryemadhi.

Në vend ende vijon kriza politike. Prej shkurtit të viti të kaluar opozita ka djegur mandatet. PS zhvilloi e vetme zgjedhjet lokale duke i marrë të gjitha bashkitë. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë ky i fundit vijon thirrjet për zgjedhje të tjera më 13 tetor. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve. Ndërkohë që pritet vendimi i BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha mbledh aleatet kriza politike monika kryemadhi platforma e pd-së për krizën basha mbledh aleatet kriza politike monika kryemadhi platforma e pd-së për krizën

Sondazh

Poll