Politike

80 mijë $ për foton me Obamën, demokratët s’i ndahen Ramës, PD padit kryeministrin

2 Tetor 2019, 10:57 Nga DOSJA
80 mijë $ për foton me Obamën, demokratët s’i ndahen

TIRANË- Partia Demokratike pritet të padisë kryeministrin Edi Rama për foton e tij me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, gjatë kohës që ishte në opozitë. Padia e PD, vjen pas dënimit me 4 muaj burg të Ëilliam Argeros në SHBA.

Fotoja Rama-Obama u publikua në vitin 2012, dhe asokohe u cilësua si një skandal nga demokratët në vitin 2016, të cilët akuzuan kryeministrin, se kishte paguar 80 mijë dollarë për këtë foto në formë kontributi për zgjedhjet në SHBA. 

Ditën e djeshme, gjykatësja Madeline Cox Arleo dënoi me 4 muaj burg William Argeros, pasi sipas drejtësisë amerikane, 61-vjeçari ndërhyri që të paguheshin këto para, pasi në bazë të ligjit, SHBA u ndalon shtetasve të huaj të japin kontribute për kandidatët federalë.

Avokati John Azzarello tha se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama.

Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Kur akuzat u publikuan në vitin 2016, zyra e zotit Rama mohoi të ishte burim i kontributeve. Zyra e prokurorit amerikan pretendonte se zoti Argeros organizoi kontributin përmes një banori nga New Jersey, Bilal Shehu, i cili u dënua me kusht në vitin 2017.

Kërkesa e plotë e PD-së:

9 pyetjet e PD për financimin e paligjshëm të Edi Ramës për foton me Obamën dhe 3 veprat penale për të cilat duhet të hetohet Edi Rama:

Në kërkesën e PD që prokuroria të nisë hetimet për financimin e paligjshëm nga Edi Rama në shumën 80 mijë dollarë për një foto me Presidentin Obama në vitin 2012, shtrohen 9 pyetje kryesore, të cilave duhet t’i përgjigjet prokuroria.

1-Ku i gjeti Edi Rama 80 mijë dollarë në një kohë kur, sipas deklarimit të tij të pasurisë, ai nuk zotëron një pasuri të tillë në vitin 2012?

2-A janë këto para të përfituara nga korrupsioni apo janë financim nga një burim i paligjshëm dhe i padeklaruar?

Cili është burimi i këtyre parave?

3-Çfarë kanë marrë sponsorizuesit në këmbim të këtyre parave?

4-Çfarë përfitoi në këmbim të këtij veprimi Edi Rama?

5-Pse nuk është deklaruar si shpenzim kjo shumë e konsiderueshme prej 80 mijë dollarë?

6-A është deklaruar ligjërisht disponimi i shumës prej 80 mijë dollar nga shtetasi Edi Rama, në kuadër të detyrimit të tij për deklarimin e pasurisë për vitin 2011, si Kreytar i Bashkisë Tiranë dhe a janë paguar taksat dhe detyrimet e tjera financiare ndaj shtetit shqiptar, për këtë shumë?

7-Si është siguruar shuma prej 80 mijë dollarë nga shtetasi Edi Rama dhe a është ajo ligjërisht e justifikuar?

9-Nëse shuma prej 80 mijë dollarë nuk është deklaruar dhe nuk është ligjërisht e justifikuar, a është kjo shumë produkt i një vepre penale a veprimtarie kriminale të kryer nga shtetasi Edi Rama apo financuesi i tij?.

Nga provat e reja të dala në dritë pas dënimit me burg të shtetasit amerikan që ka paguar në emër të Edi Ramës për foton, PD thotë se Edi Rama ka konsumuar të paktën 3 vepra penale, nga veprimet e tij të kundërligjshme.

Konkretisht, Edi Rama duhet të hetohet për veprat penale:

1-“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar në nenin 245/1 të Kodit Penal;

2-“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal;

3-“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

PD vë në dukje se Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Tiranës kanë standarde të dyfishta, pasi nuk nisin murrë hetime kryesisht për veprimtarinë kriminale të kryeministrit Edi Rama apo drejtuesve të lartë të qeverisë dhe partisë në pushtet.

Partia Demokratike vlerëson se mënyra sesi do të veprojë prokuroria, është tregues tjetër për zbatimin apo jo të ligjit, pasi deri tani, nën kontrollin e qeverisë, i ka shërbyer kulturës së pandëshkueshmërisë, duke mos çuar para drejtësisë asnjë zyrtar të lartë.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bilal shehu denohet william argeros fotoja rama-obama pd padit edi ramen bilal shehu denohet william argeros fotoja rama-obama pd padit edi ramen

Sondazh

Poll