Politike

Ftesa e Ramës për dialog/ Kryemadhi: Të kthejë përgjigje për 5 pikat, pastaj të vijë në PD si humorist

2 Tetor 2019, 10:02 Nga DOSJA
Ftesa e Ramës për dialog/ Kryemadhi: Të kthejë

Tiranë- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se për zgjidhjen e krizës, Edi Rama duhet të shikojë 5 pikat e platformës së PD-së pasi sipas saj është e vetmja zgjidhje.

Sa i përket ftesës së Ramës, i cili u shpreh se është i gatshëm të shkojë deri në selinë blu për dialog ajo u shpreh se ai duhet të plotësojë kushtet dhe më pas me opozitën takohet si humorist.

“Është një strukturë që thotë që palë nga mazhoranca, një palë nga opozita dhe një nga të huajt. E gjithë kjo strukturë, pra të gjitha ato 9 kushte janë kushte të domosdoshme që nxjerr vendin nga kriza. Zoti Basha nuk përfaqëson vetëm PD-në, përfaqëson vetëm opozitën. Ne do vazhdojmë axhendën tonë. Rama kërkon të ruajë vetëm kokën e tij. 9 kushtet e Gjermanisë do të pasohen nga kushtet e vendeve të tjera. Rama ka 5 kushte dhe duhet të kthejë njëherë përgjigje për ta dhe pastaj hajde në PD të flasim.  Po shumë mirë,  le të vijë ai te PD-ja, ne i kemi çuar 5 kushtet,  le të vijë ai është edhe humorist, se këto kohë kemi ngelur edhe pa humoristë.”, u shpreh Kryemadhi.

Ditën e sotme kreu i PD-së mblodhi aleatët në seli, ku u shpalosën edhe 5 pikat për zgjidhjen e krizës në vend, të cilat janë dorëzuar dhe kryeministrit Edi Rama. Basha u shpreh se nëse Rama nuk i zbaton të hapë krahun.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha mbledh aleatet monika kryemadhi platforma e pd-së për krizën basha mbledh aleatet monika kryemadhi platforma e pd-së për krizën

Sondazh

Poll