Politike

Kriza politike/ Basha: Planin e zgjidhjes ia kemi çuar Ramës, nëse s’e zbaton të hapë krahun

2 Tetor 2019, 08:34 Nga DOSJA
Kriza politike/ Basha: Planin e zgjidhjes ia kemi çuar Ramës,

Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha pas mbledhjes me aleatët ka deklaruar se opozita ka një plan për zgjidhjen e krizës të cilën i ka dërguar edhe kryeministrit Edi Rama. Ai ka theksuar se nëse Rama nuk e zbaton dot të hapë krahun.

“Nuk është një çështje për Bashën apo për Ramën zgjidhja e krizës politike por për vendin.  Ne kemi një plan për t’a nxjerrë vendin nga kriza. Ne keni një plan për Reformën Zgjedhore. Ne kemi një plan, që e kemi çuar këtë plan te Rama, nëse nuk i gatshëm ta zbatojë të hapë krahun se e zbatojmë ne në Prokurori”, u shpreh Basha.

Ditën e sotme kreu i PD-së zhvilloi një takim me aleatët në selinë blu për krizën politike.

Në vend ende vijon kriza politike. Prej shkurtit të viti të kaluar opozita ka djegur mandatet. PS zhvilloi e vetme zgjedhjet lokale duke i marrë të gjitha bashkitë. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë ky i fundit vijon thirrjet për zgjedhje të tjera më 13 tetor. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve. Ndërkohë që pritet vendimi i BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha mbledh aleatet kriza poltike lulzim basha basha mbledh aleatet kriza poltike lulzim basha

Sondazh

Poll