5 Maj 2023, 21:11
Nga I.A
Foto ilustruese
POLONI- Ministria e Jashtme e Polonisë ka thirrur në bisedë ambasadorin rus për të protestuar ndaj të një ish-zyrtari rus, i cili ka sugjeruar se do të ishte e pranueshme vrasja e ambasadorit të Polonisë në Rusi.
Pavel Astakhov, që kishte qenë avokat për të drejtat e fëmijëve nga viti 2009 deri më 2016, i bëri këto deklarata gjatë një programi televiziv të udhëhequr nga propagandisti rus, Vladimir Solovyov. Ai u intervistua pasi autoritetet polake morën nën kontroll ndërtesën e një shkolle në Varshavë të shtunën, që po përdorej nga fëmijët e diplomatëve rusë dhe nga ushtria.
Astakhov sugjeroi se vrasja e ambasadorit polak në shenjë hakmarrjeje “për veprimet jomiqësore... është brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar”, duke shtuar se “këtë ma kanë mësuar mirë në shkollën e KGB-së dhe në fakultetin e kundërzbulimit”.
Incidenti i së shtunës në Varshavë është në vazhdën e disa incidenteve që kanë rritur tensionet mes Rusisë dhe Polonisë.
Varshava është aleate e Kievit dhe e ka furnizuar me armë ushtrinë ukrainase.
Gjatë intervistën me Solovyovin, Astakhov përmendi konfiskimin pronave nga Polonia, por edhe ngrirjen e llogarive bankare të rusëve si dhe gjuajtjen me ngjyrë të kuqe të ambasadorit rus në Poloni, Sergey Andreev, nga aktivistët në Varshavë vitin e kaluar.
Astakhov tha se kur Andreev u sulmua me ngjyrë, ai priti të shihte “nëse do ta shihnin ambasadorin e Polonisë duke pluskuar në lumin Moskva?”.
Ministria e Jashtme e Polonisë tha në deklaratë se e ka thirrur në bisedë ambasadorin rus Andreeev dhe i ka dorëzuar notë proteste për deklaratat e Astakhov “që bëjnë thirrje për vrasjen e ambasadorit të Polonisë në Moskë”.
“Pala polake ka protestuar ashpër kundër kësaj situate dhe ka kërkuar që të nisen procedura penale menjëherë që keqbërësit të dalin para drejtësisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Lukasz Jasina.
Marrë nga REL
pavel astakhov lufta ukraine-rusi
Bota
5 Maj 2023, 20:51
a.l
Përmbytje në Kongo
KONGO- Përmbytjet masive në Republikën Demokratike linore të Kongos kanë shkaktuar 176 perso...
Bota
5 Maj 2023, 20:47
a.l
Napoli
ITALI- Tragjedia gjatë festimeve për titullin kampion të Napolit. 26-vjeçari që u vra dje gjatë festimeve t&eu...
Bota
5 Maj 2023, 20:33
a.l
Sulm me amrë zjarri në SHBA
SHBA- Një sulm me armë zjarri është raportuar në Florida të SHBA-së. Mediat e...
Bota
5 Maj 2023, 20:29
a.l
Gazetarët në Kinë
KINË- Kina burgosi më shumë gazetarë se vendet e tjera gjatë vitit të kaluar, me mbi 100 ga...
Bota
5 Maj 2023, 20:21
a.l
Prince Harry
BRITANI- Teksa na ndajnë pak orë nga ceremonia historike e kurorëzimit të mbretit Charles III, Prince Harry sapo ka mb&eu...
Bota
5 Maj 2023, 20:14
a.l
Burim Berisha
KOSOVË- Kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha është gjobitur sot me 4 mijë euro për kufizim ...
Bota
5 Maj 2023, 19:45
a.l
Foto ilustruese
ITALI- Një rast tronditës i abuzimit seksual është zbuluar ditët e fundit në Itali. Mediat vendase raportojn...
Bota
5 Maj 2023, 19:33
a.l
Jill Biden
BRITANI- Asnjë president i SHBA-së nuk ka marrë pjesë ndonjëherë në një kurorëzim britanik dh...
Bota
5 Maj 2023, 19:27
a.l
Kate Middleton
BRITANI- Më herët, ndërsa takonte njerëz përgjatë Mall, Kate foli për mënyrën se si po nd...
Bota
5 Maj 2023, 19:17
a.l
Matteo Salvini
ITALI- Ministri italian i Infrastrukturës, Matteo Salvini, njoftoi se kanë vendosur në dispozicion 102 milionë...