Bota

Tronditet SHBA-ja/ Burri në Florida sulmon me armë zjarri drejt një dyqani, vritet një fëmijë, autori vret veten para se të vihet në pranga

Pak para se të vihej në pranga, burri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik ka vrarë veten me armën e krimit.

5 Maj 2023, 20:33 Nga a.l
Tronditet SHBA-ja/ Burri në Florida sulmon me armë zjarri drejt
Sulm me amrë zjarri në SHBA

SHBA- Një sulm me armë zjarri është raportuar në Florida të SHBA-së. Mediat e huaja raportojnë se një burrë ka qëlluar me armë drejt një dyqani duke vrarë një 12-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pak para orës 23:15 me orën lokale brenda biznesit që ndodhej në 800 Stirling Road në Dania Beach. 

Pak para se të vihej në pranga, burri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik ka vrarë veten me armën e krimit. Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, i cili u dërgua pranë spitalit rajonal për t'i mjekuar. 

Për arsye hetimore identiteti i autorit dhe viktimës 12-vjeçares nuk bëhet ende i ditur. Pritet të zbardhen detaje, pas hetimeve nga policia në vendin e ngjarjes dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve. 

sulm me arme zjarri ne shba

Sondazh

Poll