Bota

Kurorëzimi i mbretit Charles III/ 'Zbërthehet' Kate Middleton: Fëmijët e mi janë shumë të emocionuar

Princi George do të luajë një rol kryesor në kurorëzim, duke vepruar si një nga Faqet e Nderit të Mbretit. Në këtë event pritet të marrin pjesë edhe vëllezërit e motrat e tij, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.

5 Maj 2023, 19:27 Nga a.l
Kurorëzimi i mbretit Charles III/ 'Zbërthehet' Kate
Kate Middleton

BRITANI- Më herët, ndërsa takonte njerëz përgjatë Mall, Kate foli për mënyrën se si po ndiheshin fëmijët e saj përpara ditës së madhe nesër, ku do të mbahet ceremonia historike e kurorëzimit të mbretit Charles III. 

Princi George do të luajë një rol kryesor në kurorëzim, duke vepruar si një nga Faqet e Nderit të Mbretit. Në këtë event pritet të marrin pjesë edhe vëllezërit e motrat e tij, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, shkruan SkyNews. 

Një reporter i BBC e pyeti Kate se si ishin tre fëmijët dhe ajo u përgjigj: "Ata janë shumë mirë, faleminderit. E emocionuar, paksa nervoz padyshim me një ditë të madhe përpara - mezi pres në fakt." 

Kanë mbetur edhe pak orë deri në kurorëzimin historik të mbretit Charls dhe gjithçka është gati në Britani për ceremoninë në Webminister Abbey. Londra është mbushur me mijëra njerëz, ndërsa familja mbretërore bën provat e fundit dhe ka mirëpritur politikanët dhe “gjakblutë” nga e gjithë bota. Mes liderëve të botës në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, pjesëmarrës me ftesë nga monarku do të jenë edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

kate middleton

Sondazh

Poll