Bota

Kurorëzimi i mbretit Charles III/ Princ Harry mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar pa Meghan Markle

Teksa na ndajnë pak orë nga ceremonia historike e kurorëzimit të mbretit Charles III, Prince Harry sapo ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ashtu siç është përfolur ai nuk shoqërohej nga bashkëshortja e saj Meghan Markle. 

5 Maj 2023, 20:21 Nga a.l
Kurorëzimi i mbretit Charles III/ Princ Harry mbërrin në
Prince Harry

BRITANI- Teksa na ndajnë pak orë nga ceremonia historike e kurorëzimit të mbretit Charles III, Prince Harry sapo ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ashtu siç është përfolur ai nuk shoqërohej nga bashkëshortja e saj Meghan Markle. 

Në fotot e publikuara nga MailOnline, një avion privat nga Kalifornia është shkrepur duke u ulur në aeroportin më të afërt me Kështjellën ëindsor. Meghan nuk e shoqëroi Harry-n në udhëtimin e tij të ri pasi do të qëndrojë në SHBA me dy fëmijët e tyre, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet. 

Nuk dihet se sa do të qëndrojë Princi Harry në Britaninë e Madhe, por besohet se së shpejti do të kthehet në SHBA për të festuar ditëlindjen e 4-të të djalit të tij.

kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll