Bota

Ministri i Infrastrukturës në Itali: Mbi 100 milionë dollarë do të përdoren për mungesën e ujit

Ministri italian i Infrastrukturës, Matteo Salvini, njoftoi se kanë vendosur në dispozicion 102 milionë euro për të përballuar mungesën e ujit dhe fenomenin më të gjerë të uljes së nivelit të lumenjve dhe liqeneve, që prek shumë zona të vendit.

5 Maj 2023, 19:17 Nga a.l
Ministri i Infrastrukturës në Itali: Mbi 100 milionë dollarë
Matteo Salvini

ITALI- Ministri italian i Infrastrukturës, Matteo Salvini, njoftoi se kanë vendosur në dispozicion 102 milionë euro për të përballuar mungesën e ujit dhe fenomenin më të gjerë të uljes së nivelit të lumenjve dhe liqeneve, që prek shumë zona të vendit.

Kjo është seria e parë e ndërhyrjeve që do të zhvillohen në rajonet e Milanos, Venecias, Bolonjës, Torinos dhe Romës, shkruajnë mediat italiane. 

Së shpejti do të mbajmë takime të tjera në intervale të rregullta. Në këtë fazë kam kërkuar të gjitha të dhënat në dispozicion të ministrive përkatëse”, tha Nicola Del’Acqua, komisioneri i posaçëm i caktuar nga qeveria italiane për trajtimin e mungesës së ujit.

Një nga projektet kryesore, nën koordinimin e kryebashkiakut të Genovas, parashikon transferimin e ujit të shkripëzuar, i cili duhet të transportohet në rajone të ndryshme të veriut të Italisë me tubacione speciale.  

matteo salvini

Sondazh

Poll