Bota

E rëndë në Itali/ I pastrehi rrëmben dhe përdhunon 16-vjeçaren, e mitura ishte me të dashurin në një zonë të braktisur

E mitura ishte me të dashurin e saj në një zonë industriale në Latina.

5 Maj 2023, 19:45 Nga a.l
E rëndë në Itali/ I pastrehi rrëmben dhe përdhunon
Foto ilustruese

ITALI- Një rast tronditës i abuzimit seksual është zbuluar ditët e fundit në Itali. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Latina Scalo, ku një 16-vjeçare u rrëmbye dhe u përdhunua nga një i pastrehë. 

E mitura ishte me të dashurin e saj në një zonë industriale në Latina. Në një moment i panjohuri afrohet për t'i ndjekur. E mitura dhe i dashuri të frikësuar përpiqen të vrapojnë drejt makinës së tyre, por i pastrehi arrin t'i ndalojë. Dhunon të dashurin e 16-vjeçares dhe më pas këtë të fundit e rrëmben, e fut brenda makinës dhe e përdhunon. 

Të nesërmen, djali zgjodhet dhe shikon që as makina as 16-vjeçarja nuk ndodhen aty. Ajo po endej në një rrugë fshati të pisët dhe me baltë, pasi u dërgua nga i huaji në një strehë të improvizuar, ku u përdhunua. 16 vjeçarja u transportua në spitalin Santa Maria Goretti, ndërsa policia është në kërkim të personit përgjegjës për rrëmbimin dhe përdhunimin duke krehur vendet që frekuentojnë zakonisht të pastrehët.

perdhunim ne itali

Sondazh

Poll