Bota

Festa për titullin kampion në Napoli kthehet në TRAGJEDI/ 26-vjeçari që u vra mbrëmjen e djeshme, djali i bosit të mafies në Itali

26-vjeçari që u vra dje gjatë festimeve të tifozëve të Napolit rezulton se është djali i një bosi të mafies në Itali.

5 Maj 2023, 20:47 Nga a.l
Festa për titullin kampion në Napoli kthehet në TRAGJEDI/
Napoli

ITALI- Tragjedia gjatë festimeve për titullin kampion të Napolit. 26-vjeçari që u vra dje gjatë festimeve të tifozëve të Napolit rezulton se është djali i një bosi të mafies në Itali. Mediat e huaja shkruajnë se mbrëmjen e djeshme të plagosur kanë mbetur edhe 100 tifozë të tjerë.

Vincenzo Costanzo, i cili ishte i njohur për policinë dhe kishte një precedentë të rëndë kriminal, u qëllua me armë zjarri gjatë festës spontane në rrugë që u zhvillua në të gjithë qytetin pasi Napoli u kurorëzua kampion.

Ai ishte djali i Maurizio Costanzo, i përshkruar nga hetuesit si një anëtar kryesor i mafies napolitane në Ponticelli, ku një grindje mes klaneve po vazhdon. Gjatë ngjarjes janë plagosur edhe tre persona të tjerë. Sipas policisë, Costanzo ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve me armë zjarri.

Prokurorët dhe policia e Karabinierëve në Napoli po hetojnë nëse ai u vra qëllimisht nga një klan rival apo nëse të shtënat me armë ishin aksidentale. Në shumë qytete në Italinë jugore , nuk është e pazakontë që njerëzit të festojnë duke qëlluar në ajër. 

napoli vincenco costanzo

Sondazh

Poll