Bota

'I kemi mbajtur premtimet'/ Abazoviç: Jemi gati për zgjedhjet parlamentare në qershor

Duke iu referuar Ballkanit të Hapur, Abazoviç tha se Mali i Zi duhet të bëhet pjesë e nismave rajonale. 

5 Maj 2023, 19:08 Nga a.l
'I kemi mbajtur premtimet'/ Abazoviç: Jemi gati për
Dritan Abazoviç

MAL I ZI- Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka njoftuar se partia e tij që mban emrin, URA është gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor. Ai gjithashtu u shpreh se qeveria e tij i ka mbajtur premtimet, ndërsa shtoi se Mal i Zi është në rrugën e duhur drejt integrimit në Bashkimin Evropian. 

Zgjedhjet me gjasë do të mbahen më 11 qershor, por kjo nuk është çështje për mua. Më e rëndësishmja është që të gjithë të demaskohen. Ne i kemi realizuar të gjitha premtimet. Mendoj se qytetarët e vlerësojnë këtë. Sa i përket listës zgjedhore, aty kanë mbetur ende disa gjëra rreth asaj që unë mbështes të ketë një bllok të madh centrist. Në zgjedhjet e mëparshme, ne ishim pjesë e listës ‘Black on ëhite’, dhe kjo tani është një vazhdimësi e këtij koncepti qytetar”, theksoi ai.

Duke iu referuar Ballkanit të Hapur, Abazoviç tha se Mali i Zi duhet të bëhet pjesë e nismave rajonale, shkruan Vijesti. 

“Nuk ka më monopole politike. Kur është fjala për Ballkanin e Hapur, qëndrimi im dihet – mendoj se Mali i Zi duhet të jetë pjesë e nismave rajonale”, nënvizoi kryeministri. 

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, shpalli 11 qershorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

dritan abazoviç

Sondazh

Poll