Sport

E RRALLE! Një prift në Napoli, kthen kishën... “në stadium”. Besimtarët gjatë shërbesës nisin të këndojnë “Saro con te”…

Shikoni video nga brenda kishës në Napoli, momente unike për tifozët e klubit italian

5 Maj 2023, 12:07 Nga DOSJA

E RRALLE! Një prift në Napoli, kthen kishën... “në

ITALI - Tribuna e stadiumit "Diego Maradona" u transferua në një kishë në Napoli, ku prifti së bashku me besimtarët, thirrën sloganin e ‘Partenopeit’.

Napolitanët janë në gjendje dehjeje dhe... shthurjeje në orët e fundit, falë rikthimit të Napolit në fronin e futbollit italian. ‘Partenopei’ vulosi matematikisht “Scudetton” pas barazimit 1-1 ndaj Udineses dhe nga mbrëmja e së enjtes, tifozët e napoletanë u kënaqën me festime të egra, me "çmenduri" që arriti edhe te kishat.

Pamjet që u shpalosën në Katedralen e San Vitale në zonën Fuorigrotta, shumë pranë stadiumit “Diego Armando Maradona”, janë tipike për atë që po ndodh në Napoli orët e fundit.

Në veçanti, prifti mori mikrofonin në mes të shërbesës dhe filloi të këndonte këngën e njohur të tifozëve të Napolit, "Sarò con te" (Unë do të jem me ty). Menjëherë pasuan dhjetëra besimtarë që kishin ardhur në tempull, duke krijuar atmosphere feste…

Shikoni videon…

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll