Sport

Galtier planifikon ta aktivizojë sërish Leo Messin, argjentinasi ka ide të tjera…

Shtypi francez thotë se ‘Pleshti’ mund të mos luajë më për Paris SG

5 Maj 2023, 11:22 Nga DOSJA
Galtier planifikon ta aktivizojë sërish Leo Messin, argjentinasi ka

FRANCE - Pezullimi dy javor i aplikuar nga drejtuesit e Paris SG, plus një gjobë, për shkak të një udhëtimi të paautorizuar në Arabinë Saudite, hodhi edhe më shumë dyshime për të ardhmen e afërt të Leo Messit. Aq më tepër, që me afrimin e fundit të sezonit largimi tashmë duket i garantuar. Gjithsesi mbetet për t'u parë, nëse argjentinasi do të luajë sërish për parizienët pas pezullimit dhe para lamtumirës së heshtur.

Sipas RMC Sport, trajneri Christophe Galtier nuk ka dyshime për këtë çështje: nëse argjentinasi është fizikisht mirë, ai do të aktivizohet, pasi ka ende tre ndeshje për t’u luajtur, kundër Auxerre, Strasburg dhe Clermont. 

Sipas të njëjtit transmetues, gjëja e parë që Galtier do të bëjë sapo Messi të rishfaqet në stëvitje do të jetë një takim ‘tet-a-tet’ me argjentinasin për një bisedë. Nga aty do të përcaktohet edhe vendimi për ta futur në fushë ose jo. Pyetja, megjithatë aktualisht nuk merr dot përgjigje…

Por sipas ‘Le Parisien’, Messi nuk është i prirur të veshë sërish fanelën e Paris SG, duke zgjedhur ta përqendrojë vëmendjen tani në përcaktimin e së ardhmes. Mbetet vetëm të dihet aksioni i ardhshëm i klubit francez, i cili për të gjitha qëllimet do të ishte i detyruar për t’i paguar edhe një muaj e gjysmë rrogë argjentinasit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll