Sport

Pronari i Chelsea-t për kritikat e tifozëve: “Ata duan të fitojnë tani, por ne e shohim këtë, si një projekt afatgjatë"...

Todd Boehly udhëtoi për në SHBA, ndërkohë që ka folur për vitin e tij të parë në kontrollin e klubit anglez

5 Maj 2023, 11:31 Nga DOSJA
Pronari i Chelsea-t për kritikat e tifozëve: “Ata duan të

ANGLI - Todd Boehly theu heshtjen e tij për sezonin e Chelsea, duke bërë një bilanc të vitit të tij të parë si pronar i klubit anglez. Në Konferencën Globale të Institutit Milken, në Shtetet e Bashkuara, ai shpjegoi projektin afatgjatë të ‘bluve’, duke theksuar atë që mësoi nga trajnerët që kanë punuar në klub që kur ai mori drejtimin.

“Tifozët e kërkojnë. Ju e dini se ata duan të fitojnë tani, por ne e shohim këtë si një projekt afatgjatë dhe jemi të përkushtuar ndaj tij. Besojmë se do ta zgjidhim situatën”,- ka thënë pronari i Chelseat.

Thomas Tuchel, Graham Potter dhe tani Frank Lampard si kujdestar, janë të gjithë trajnerët që janë ulur në stolin e Chelseat gjatë vitit të fundit të Boehly në krye. Me ndryshime të diskutueshme dhe të papritura, biznesmeni amerikan pranoi: "Duhet të ndërtosh një ekip, por trajneri duhet të jetë dirigjenti. Ne kemi mësuar shumë me kalimin e kohës".

Pronari i Chelseat kujtoi gjithashtu suksesin e një skuadre tjetër, në të cilën ai ka një pjesë, LA Dodgers, të ligës amerikane të bejsbollit (MLB): "Fitorja është ndjenja më e mirë që ekziston", theksoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll