Sport

Wolves jap 30 milionë euro dhe Rúben Neves, në këmbim të anësorit Ansu Fati...

Sipas ‘Sport’, propozimi është paraqitur nga Jorge Mendes

5 Maj 2023, 10:50 Nga DOSJA
Wolves jap 30 milionë euro dhe Rúben Neves, në këmbim

SPANJE - Wolves i ofroi Barcelonës 30 milionë euro dhe Rúben Neves, për ta shkëmbyer me anësorin Ansu Fati. 

Propozimi është paraqitur, sipas 'Sport', nga Jorge Mendes, i cili ka një influencë të madhe në klubin e Premier League dhe... menaxhon anësorin e Blaugranas.

Barça do ta studiojë marrëveshjen, e cila padyshim do të ketë nevojë për transferimin e Fatit. Jorge Mendes ishte në Barcelonë këtë javë, edhe për t'i shpjeguar sulmuesit spanjol propozimin e Wolves, që do të jetë vetëm një gur në rrugën drejt një gjiganti në Premier League. 

Fati u përgjigj se dëshiron të qëndrojë te Barça, por ai mund të ndryshojë mendje kur Xavi Hernández, trajneri i culés, i thotë së shpejti se do të ketë disa minuta lojë në 2023/24.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll