Bota

I riu u mori jetën 8 personave në Serbi! Policia merr masa të tjera, arreston dajën edhe gjyshin e 21-vjeçarit

Familja po përgatiste festën e lavdisë së pagëzimit të festës së Shën Gjergjit në momentin e vrasjes.

5 Maj 2023, 14:07 Nga A.B
I riu u mori jetën 8 personave në Serbi! Policia merr masa të
Autori

SERBI- Policia ka arrestuar dajën dhe gjyshin e autorit që kreu masakrën me 8 të vrarë dhe 14 të plagosur në Serbi. Policia i ndaloi ata me dyshimin se 21-vjeçari ishte fshehur te ta pas krimeve në fshatrat e Mladenovcit. Siç mëson jozyrtarisht media serbe “Nova”, familja po përgatiste festën e lavdisë së pagëzimit të festës së Shën Gjergjit në momentin e vrasjes.

Çfarë ka ndodhur në Serbi?

Autori Uros B (21-vjeç) vrau 8 persona dhe la pas 14 të plagosur (7 prej tyre në gjendje kritike). I biri i një oficeri të ushtrisë serbe, qëlloi me armë automatik mbrëmjen e kaluar, fillimisht tek shokët e shkollës e më pas kur ishte pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, nuk kurseu as fëmijë të pafajshëm, madje edhe motrën e tij. Pas aktit, 21-vjeçari u arratis por pas disa orësh kërkime u arrestua nga autoritetet serbe. Ai ishte fshehur tek daja e tij. Më shumë se 600 forca u angazhuan në këtë operacion./Dosja.al

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll