Bota

Tragjeditë me 17 viktima në Serbi, Mali i Zi shpall ditë zie të dielën

Dritan Abazoviç, shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave.

5 Maj 2023, 14:07 Nga A.B
Tragjeditë me 17 viktima në Serbi, Mali i Zi shpall ditë zie
Dritan Abazovic

MAL I ZI- E diela do jetë ditë zie në Mal të Zi. Ky është vendimi i marrë nga Qeveria e Malit të Zi, për shkak të ngjarjeve tragjike në Serbi. Këtë vendim e bëri të ditur kryeministri Dritan Abazoviç, i cili shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave.

"Ka mundësi që të ketë dy ditë zie. Sot pas kësaj desha të njoftoj kolegët e mi se do ta bëjmë. Në këtë mënyrë u shpreh ngushëllimet e mia familjeve të të vrarëve dhe të plagosurve në këtë ngjarje tepër tragjike që ndodhi dy herë në një periudhë të shkurtër kohore në Serbi”, tha ai.

Çfarë ka ndodhur në Serbi?

Autori Uros B (21-vjeç) vrau 8 persona dhe la pas 14 të plagosur (7 prej tyre në gjendje kritike). I biri i një oficeri të ushtrisë serbe, qëlloi me armë automatik mbrëmjen e kaluar, fillimisht tek shokët e shkollës e më pas kur ishte pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, nuk kurseu as fëmijë të pafajshëm, madje edhe motrën e tij. Pas aktit, 21-vjeçari u arratis por pas disa orësh kërkime u arrestua nga autoritetet serbe. Ai ishte fshehur tek daja e tij. Më shumë se 600 forca u angazhuan në këtë operacion./Dosja.al

dritan abazovic vrasje ne serbi

Sondazh

Poll