Bota

MASAKRAT e njëpasnjëshme në Serbi- Vuçiç kërkon rikthimin e dënimit me vdekje

Vuçiç urdhëroi gjithashtu që të gjithë personat që kanë armë ilegale t'i dorëzojnë brenda muajit të ardhshëm ose do të pasojnë sanksione brutale.

5 Maj 2023, 13:46 Nga A.B
MASAKRAT e njëpasnjëshme në Serbi- Vuçiç
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kërkon që të rikthehet dënimi me vdekje. Kryeministri dhe qeveria e refuzuan duke thënë se së bashku me Bjellorusinë do të jemi i vetmi vend i tillë në Evropë.

Përveç dënimit me vdekje, Presidenti ndër të tjera kërkoi edhe masa të reja:

-1200 policë të rinj do të caktohen në shkolla
-Siguri më e madhe në shkolla
-Konfiskimi i armëve
-Gjoba të mëdha

Presidenti tha se këto ngjarje që kanë ndodhur janë më të mëdhatë për vendin, ndaj duhet të merren masa që do të japin rezultat. Vuçiç urdhëroi gjithashtu që të gjithë personat që kanë armë ilegale t'i dorëzojnë brenda muajit të ardhshëm ose do të pasojnë sanksione brutale.

Çfarë ka ndodhur në Serbi?

Autori Uros B (21-vjeç) vrau 8 persona dhe la pas 14 të plagosur (7 prej tyre në gjendje kritike). I biri i një oficeri të ushtrisë serbe, qëlloi me armë automatik mbrëmjen e kaluar, fillimisht tek shokët e shkollës e më pas kur ishte pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, nuk kurseu as fëmijë të pafajshëm, madje edhe motrën e tij. Pas aktit, 21-vjeçari u arratis por pas disa orësh kërkime u arrestua nga autoritetet serbe. Ai ishte fshehur tek daja e tij. Më shumë se 600 forca u angazhuan në këtë operacion./Dosja.al

aleksandër vuçiç vrasje ne serbi

Sondazh

Poll