Bota

Masakra në Serbi/ "Babi eja se po vdes", dëshmia prekëse e gjyshit të një prej të plagosurve: Nipi na dha lajmin

Gjatë rrëfimit të tij ai ka treguar se nipi ia u ka dhënë lajmin në telefon që po ndodhte një masakër dhe një burrë vetëm po qëllonte.

5 Maj 2023, 12:42 Nga f.i
Masakra në Serbi/ "Babi eja se po vdes", dëshmia
Uros B

SERBI- Gjyshi i një prej të plagosurve tregon për tmerrin që u përball pas sulmit të bërë nga 21-vjeçari në tre fshatra në Beograd, ku 8 persona humbën jetën. Gjatë rrëfimit të tij ai ka treguar se nipi ia u ka dhënë lajmin në telefon që po ndodhte një masakër dhe një burrë vetëm po qëllonte.

"Nipi e thirri babin mbrëmë. Ai i tha: "Babi, hajde se po vdes". Një burrë qëlloi mbi ne, ka masakër këtu”- tregon gjyshi i të plagosurit.

Gjithashtu si tregoi se djali i tij e ka dërguar nipin në spital dhe më pas i riu i plagosur është transportuar në Beograd. Familja ka marrë informacion se djali që u qëllua është në gjendje të qëndrueshme.

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll