Bota

Shkatërrohen dy grupet kriminale në Itali, mbi 60 të arrestuar, makinat i vidhnin për 20 sekonda, si funksiononte skema për kokainën

Mes të arrestuarve në kuadër të operacionit ‘Carback’ ka dhe eksponentë të klaneve milaneze Cappello dhe Cursoti, ndërkohë që 20 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

5 Maj 2023, 13:10 Nga F.M
Shkatërrohen dy grupet kriminale në Itali, mbi 60 të arrestuar,
Operacioni

ITALI- Një mega-operacion ka shkatërruar dy grupe kriminale në Itali që merren me grabitje makinash dhe me trafik droge. Mediat italiane shkruajnë se janë arrestuar më shumë se 60 persona në kuadër të këtij operacioni. Sipas të dhënave, në terren kanë dalë mbi 400 efektivë me kërkesë të drejtorisë së rrethit antimafia Etna.

Mes të arrestuarve në kuadër të operacionit ‘Carback’ ka dhe eksponentë të klaneve milaneze Cappello dhe Cursoti, ndërkohë që 20 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Hetimet, të koordinuara nga Catania tregojnë se ndaj të dyshuarve janë ngritur 113 akuza. Hetimet kanë dokumentuar se si, të organizuar në mënyrë të përpiktë, të dyshuarit vidhnin një makinë në vetëm 20 sekonda. Të tjerët, nga ana tjetër, kishin rolin e ndërmjetësit me pronarët e automjeteve të vjedhura, për të rënë dakord për kthimin e mjetit kundrejt një “shpërblimi” që niste nga 500 deri në 1500 euro. 

Ndërsa grupi që merrej me trafik droge e blinte 42 mijë euro kilogramin, që ishte destinuar për tu shitur në sheshet në rrethin Librino, San Giorgio, por edhe në Nicolosi, Syracuse, Trapani dhe Palermo.

operacioni carback

Sondazh

Poll