Bota

Masakra e dytë në Serbi, Konjufca ngushëllon prindërit dhe familjarët e dy ngjarjeve tragjike

Konjufca me anë të postimi në Facebook teksa ka shprehur ngushëllimet e tij, tha se këto ngjarje janë të rënda kudo që ndodhin.

5 Maj 2023, 12:31 Nga f.i
Masakra e dytë në Serbi, Konjufca ngushëllon prindërit dhe
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ngushëlluar prindërit dhe familjarët e dy ngjarjeve tragjike në Beograd që ndodhën këtë javë. Konjufca me anë të postimi në Facebook teksa ka shprehur ngushëllimet e tij, tha se këto ngjarje janë të rënda kudo që ndodhin.

“Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë. Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit!”, ka thënë Konjufca.

vrasje ne serbi glauk konjufca

Sondazh

Poll