Bota

Gjermani/Sulmohet zyra e deputetit me origjinë afrikane, Diaby: Jam i zemëruar, zyrat do jenë jashtë shërbimit

Dëshmitarët e alarmuar nga flakët të mërkurën vonë, ndaluan një burrë në vendngjarje, dhe një gjykatës urdhëroi arrestimin e tij

5 Maj 2023, 12:25 Nga m.s
Gjermani/Sulmohet zyra e deputetit me origjinë afrikane, Diaby: Jam i
Karamba Diaby

GJERMANI- Ligjvënësi i parë gjerman me ngjyrë, Karamba Diaby, ka zbuluar se zyra e tij në qytetin lindor Halle ishte në shënjestër të një sulmi me zjarrvënie. Ai tha të enjten se zyrat e tij ishin shënjestruar në një sulm me zjarr, pas kërcënimeve me vdekje dhe të shtëna kundër ndërtesës në vitet e shkuar, shkruan "Arab News".

“Për fat të mirë, askush nuk është lënduar”, shkroi në Twitter Karamba Diaby, një deputet i Partisë Social Demokrate (SPD) të qendrës së majtë.

"Ky akt më bën të zemëruar", tha ai, duke shtuar se zyrat e tij do të ishin jashtë shërbimit për disa kohë. Dëshmitarët e alarmuar nga flakët të mërkurën vonë, ndaluan një burrë në vendngjarje, dhe një gjykatës urdhëroi arrestimin e tij. Sipas Diaby, një gjerman me origjinë senegaleze, personi në fjalë e kishte akuzuar në mënyrë racore. “Jam i tmerruar që një sulm i ri, frikacak është kryer kundër zyrës së elektoratit të kolegut tim të Bundestagut”, tha Saskia Esken, bashkëkryetare e SPD.

Diaby, 61 vjeç, ka lindur në Senegal, por ka nënshtetësi gjermane që nga viti 2001. Në vitin 2020 ai raportoi se kishte marrë kërcënime me vdekje nga ekstremistët e djathtë, pasi kishte gjetur vrima që dukej se ishin bërë nga një armë, në një dritare të zyrës së tij elektorale. Ka një shqetësim në Gjermani për një rritje të incidenteve që synojnë deputetët.  Klima politike është bërë më e polarizuar me fuqinë në rritje të së djathtës ekstreme. /Dosja.al

karamba diaby gjermani

Sondazh

Poll