Bota

Orban kërkon rikthimin e ish-presidentit të SHBA-së: Trump kthehu! Bëje Amerikën sërish të madhe

Gjatë fjalimit të Orban para republikanëve amerikanë dhe aleatëve të tyre evropianë në Budapest, sulmoi liberalizmin si një virus dhe deklaroi se vendi i tij është model për botën.

5 Maj 2023, 12:15 Nga DOSJA
Orban kërkon rikthimin e ish-presidentit të SHBA-së: Trump
Viktor Orban dhe Donald Trump

HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban në një deklaratë të fumdit i kërkoi ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump të kthehej në Shtëpinë e Bardhë si president. The guardian raporton se gjatë fjalimit të Orban para republikanëve amerikanë dhe aleatëve të tyre evropianë në Budapest, sulmoi liberalizmin si një virus dhe deklaroi se vendi i tij është model për botën.

“Jam i sigurt se nëse presidenti Trump do të ishte sërish president, nuk do të kishte luftë në Ukrainë dhe Evropë. Kthehu, zoti President! Bëje Amerikën sërish të madhe dhe na sill paqe,"- tha Orban.

'Hungaria është një inkubator ku po testohen politikat konservatore të së ardhmes”,- tha Orbán. Disa të ftuar mbërritën me bluza që shfaqnin Orbanin dhe Trumpin së bashku si “paqebërës” dhe “shpëtimtarë të botës”. Motoja e ngjarjes 2023 ishte “Të bashkuar qëndrojmë”.

Shumicës së gazetarëve të pavarur iu refuzua akreditimi për këtë ngjarje, në një vend ku Instituti Ndërkombëtar i Shtypit ka thënë se liria e medias mbetet në nivelet më të ulëta. Gjatë shpërthimit të Covid, qeveria e Orbanit miratoi një ligj që vendos dënime me burg deri në pesë vjet për përhapjen e dezinformatave. Gazetarët hungarezë thonë se ligji po përdorej për t’u mohuar aksesin në informacion.

Orban po përballet me një reagim në rritje për krijimin e demokracisë së tij të vetëquajtur joliberale nga SHBA dhe BE. Ai ka qenë nën kritika për lejimin e korrupsionit, ndërkohë që mban lidhje të ngushta me Rusinë pavarësisht luftës së saj në Ukrainë.

viktor orban donald trump

Sondazh

Poll