5 Maj 2023, 11:52
Nga k.m.
Arben Ahmetaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po merr në pyetje disa persona lidhur me çështjen ndaj ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj. Pranë ambienteve të SPAK, janë thirrur për marrë në pyetje disa persona lidhur me hetimet; familjarë të Ahmetajt dhe të bashkjetueses së tij; 4 biznesmenë dhe personazhe të botës së medias. Ende nuk dihet se për cilët personazhe bëhet fjalë, por mësohet se mes personave që i janë marrë dëshmitë janë biznesmenët që kanë ndërtuar vilat në Hamallaj, por edhe Palasë.
Por ç’ka ndodhur me Ahmetajn?
Më 8 mars 2023, oficerët e BKH kontrolluan banesën e Erjola Hoxhës, partneres së Ahmetajt në zonën e Gjirit të Lalzit si dhe sekuestruan telefonin e saj. Ahmetaj dhe Hoxha apeluan në GJKKO duke e konsideruar kontrollin të paligjshëm, por kërkesa u rrëzua. Mbrojtja pretendoi se pavarësisht se shtëpia është në emër të Hoxhës, atje jeton edhe Ahmetaj. Ky i fundit është deputet dhe në cilësinë e një ligjvënësi, fillimisht duhet të ishte pyetur Kuvendi për të bërë kontroll në shtëpi. Por ky fakt sipas tyre u anashkalua ndërsa më tej parashtruan se bashkëjetueses së ish-ministrit nuk iu garantua e drejta për të patur një person të besuar pranë para se të niste kontrolli, ndërsa edhe oficerët kanë bërë pyetje provokuese për sendet që kishin në banesë. Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për veprat penale: “Korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”. SPAK ka sekuestruar disa vila që janë pronë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt./Dosja.al
arben ahmetaj arben ahmetaj ne spak
Politike
5 Maj 2023, 11:48
k.m.
Ilirjan Celibashi dhe Lealba Pelinku
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi sot testimin operacional për pajisjet e identifikimit elekt...
Politike
5 Maj 2023, 11:14
f.g
Edi Rama ne Kukes
TIRANE- Fushatë me këngë dhe me valle për të sfiduar kundërshtarët politikë. Kryeministri Edi Ram...
Politike
5 Maj 2023, 11:04
k.m.
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Vlerësimi i "Economist" ka nxitur një reagim të keq nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Pas publikimi...
Politike
5 Maj 2023, 11:07
F.M
Martin Schulz
TIRANË- Ish-Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, drejtues i partive socialdemokrate ka porositur qeverinë shqiptare q&...
Politike
5 Maj 2023, 10:21
A.B
Posteri i fushatës
DURRËS- Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako ka ndarë një shkrim publik, që i kush...
Politike
5 Maj 2023, 10:05
A.B
Erion Veliaj
TIRANË- Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të 'Bashkë Fitojmë", Silvi Bardhi ka ndarë dit&e...
Politike
5 Maj 2023, 09:00
A.B
Pjese nga emisioni
TIRANË-Aktori i njohur Bujar Asqeriu ndryshoi mendim për çështjen e Teatrit Kombëtar, pasi u kërcën...
Politike
4 Maj 2023, 23:14
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në fjal&eum...
Politike
4 Maj 2023, 23:12
I.A
Erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar përfshirjen e këngëtarëve në fushatën e...
Politike
4 Maj 2023, 23:05
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se nuk bën debat me rivalin e tij Belind Këlliç...