Politike

Këngëtarët në fushatë elektorale, Veliaj: Jam krenar që bashkia është financuesi kryesor i tyre

Veliaj vetë i quan artistët që e mbështesin miq dhe shokë.

4 Maj 2023, 23:12 Nga I.A
Këngëtarët në fushatë elektorale, Veliaj: Jam krenar
Erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar përfshirjen e këngëtarëve në fushatën e tij elektorale. I ftuar në emisionin 'Top Story' në Top Channel, Veliaj vetë i quan artistët që e mbështesin miq dhe shokë.

Veliaj: Ka të bëjë me miq e shok, me të cilët kemi bërë gjëra të bukura. Thoshte gjyshi im, kapen më shumë miza me mjaltë se me uthull. Goja ime është mjaltë”

Duma: Ti në video del duke u thënë qytetarëve shpirt e zemër, si shumë e ëmbël kjo”.

Veliaj: Më ka ecur. Ai që thotë krimi, droga, vrasja, nuk i ka ecur. Me sa duket njerëzit janë mërzitur me këto sharjet.

Veliaj: Jam krenar që financuesi kryesor i tyre dhe i gjërave të mira në Tiranë është bashkia.

erion veliaj

Sondazh

Poll