Politike

'Do të të fusim djalin në burg'/ Shehaj: Aktori Bujar Asqeriu ndryshoi qëndrim për Teatrin, e kërcënuan me djalin

Shehaj tha se aktori është kërcënuar se do t'i burgosnin djalin nëse vazhdonte të denonconte në media shembjen e Teatrit. 

5 Maj 2023, 09:00 Nga A.B
'Do të të fusim djalin në burg'/ Shehaj: Aktori Bujar
Pjese nga emisioni

TIRANË-Aktori i njohur Bujar Asqeriu ndryshoi mendim për çështjen e Teatrit Kombëtar, pasi u kërcënua nga pushteti. Kështu deklaroi mbrëmjen e kaluar deputeti i PD-së, Agron Shehaj në "Çim Peka Live". Sipas tij, Asqeriu fillimisht u pozicionua kundër shembjes së godinës së Teatrit, ndërsa më pas, papritur mbështeti projektin e Erion Veliajt.

Shehaj tha se aktori është kërcënuar se do t'i burgosnin djalin nëse vazhdonte të denonconte në media shembjen e Teatrit. 

"Të tregoj një rast, aktori Bujar Asqeriu, kaloi nga kundër prishjes së Teatrit në favor të Teatrit. Dhe realisht thashë nuk qenka burrë i mirë. Pastaj pas një kamere të fshehtë doli që e kishin kërcënuar, e kishin kërcënuar që do të të fusim djalin në burg. Po të them se si njerëzit detyrohe, nuk ua dimë hallin. E njëjta gjë ndodh me njerëzit e thjeshtë në terren, njerëz që kanë halle, që duan të jetojnë. Kjo është arsyeja pse njerëzit ikin", tha ai.    

agron shehaj bujar asqeriu

Sondazh

Poll