Politike

Debat me Këlliçin? Veliaj: Unë përplasem me Xhepeton jo me Pinokun e tij

Veliaj u shpreh se është i gatshëm që të debatoj me Xhepeton dhe jo me Pinokun, duke thënë se do të debatonte me Sali Berishën.

4 Maj 2023, 23:05 Nga I.A
Debat me Këlliçin? Veliaj: Unë përplasem me Xhepeton jo me
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se nuk bën debat me rivalin e tij Belind Këlliçin, pasi sipas tij është kukulla e Sali Berishës. I ftuar në emisionin 'Top Story' në Top Channel, Veliaj u shpreh se është i gatshëm që të debatoj me Xhepeton dhe jo me Pinokun, duke thënë se do të debatonte me Sali Berishën.

“Kam zotin dëshmitar që nuk kemi bërë asnjë gabim. Kemi problem me një djalë që nuk kupton kur ka mbaruar gjykimi e reforma administrative. Janë njerëz që nuk kanë dijeni se për çfarë po garojnë. Unë jam të debatoj me Xhepeton jo me Pinokun. Në momentin që është kukulla e dikujt nuk e di ku i ka kufijtë Tirana dhe ku janë gjyqet e Tiranës. Është një gjyq i monitoruar, gjykata ka parë të gjitha filmimet, bashkia e Tiranës ishte shumë bashkëpunuese dhe u arrit në përfundimin që krimi kishte ndodhur jashtë dhe arma ishte hedhur. Ky është një qytet me 1 mln banorë që ka edhe 1 mln problematika. Kam thënë do të mbaj një distancë sterile e kam lënë të gjitha porositë që për çdo shqetësim të çdo famileje bashkia e Tiranës të ndihmojë. Të bëj unë shoë politik e të shfrytëzoj raste të tilla nuk kam për ta bërë kurrë dhe nuk e bëj,” tha Veliaj.

belind këlliçi erion veliaj

Sondazh

Poll