Politike

Testohet në Lundër pajisja për identifikimin elektronik në zgjedhjet e 14 Majit, Celibashi: Do zbulojë pjesëmarrjen në kohë reale

Ilirjan Celibashi u shpreh është krijuar një sistem i tillë që do të shmangë tentativat e votimit disa herë.

5 Maj 2023, 11:48 Nga k.m.
Testohet në Lundër pajisja për identifikimin elektronik në
Ilirjan Celibashi dhe Lealba Pelinku

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi sot testimin operacional për pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve, i cili do të përdoret edhe në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një prononcim për mediat, komisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh është krijuar një sistem i tillë që do të shmangë tentativat e votimit disa herë. Por po ashtu, ndër të tjera zbuloi edhe risinë e 'mjeteve' që do të përdoren, të cilat do të tregojnë në kohë reale pjesëmarrjen në votime.

PJESË NGA PRONONCIMI PËR MEDIAT:

Celibashi: Kemi krijuar një sistem të tillë për këdo që në mënyrë manipulative kërkon të shmangë identifikimin elektronik, një votues nëse do të përdorë diçka për ta shmangur, kjo gjë do të jetë absolutisht e pamundur. Nëpërmjet një sistemi më të mirë të trajnimit të operatorëve procesi i identifikimit elektrik do të jetë më mirë i organizuar. Është testuar ditën e sotme pajisja për identifikimin elektronik që do të aplikohet në zgjedhjet e 14 Majit në Lundër. Gjë e shtuar në sistem është transmetimi në mënyrë periodike mbi pjesëmarrjen në ditën e zgjedhjeve. Do të kemi të dhëna reale të numrit të votuesëve në ditën e zgjedhjeve. Nuk do e bazojmë përqindjen në sondazhe por në fakte konkrete.

Në zgjedhjet e 2021, kur një operator vendosi gishtin për një zgjedhës, do të pranohet kjo metodë këto zgjedhje?

Celibashi: Nëse ka një gjë që e kanë kuptuar është që nuk duhet të vendosin gishtin e tyre. Nëse për një arsye dështon, ka një protokoll të caktuar për të evidentuar rastin. Ndoshta vlen ta them, ku do të jetë rasti që votuesi nuk lë shenjën e gishtit, duhet të firmosi kuponin e lënë nga pajisja.

Në reformën zgjedhorë të 2020, qëllimi ishte eliminimi i votimit të shumfishtë, mund të konsiderohet e kaluar?

Lealba Pelinku: Ka pasur reduktim, nuk kemi statistikë të saktë se çfarë ka ndodhur, por patjetër rastet kanë qenë të referuara

lealba pelinku ilirjan celibashi

Sondazh

Poll