Politike

VIDEO/ Mosbindja e Safet Gjicit, si i detyroi Rama kuksianët të kërcenin vallen e Tropojës

Aq insistues u duk kryeministri saqë edhe kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici e kundërshtoi për herë të parë. Gjici i dha shenjë Ramës se nuk e kërcente dot vallenë e Tropojës pa kërcyer vallen e Kukësit. 

5 Maj 2023, 11:14 Nga f.g
VIDEO/ Mosbindja e Safet Gjicit, si i detyroi Rama kuksianët të
Edi Rama ne Kukes

TIRANE- Fushatë me këngë dhe me valle për të sfiduar kundërshtarët politikë. Kryeministri Edi Rama shkoi dje në Kukës ku me një këmbëngulje të paparë kërkoi të kërcenin me të vallen e Tropojës. Kjo jo pa arsye. Rama deshi ta sfidonte Sali Berishën për ti treguar se Kukësi nuk është më blu dhe se edhe vallen e Tropojës, vendlindjes së tij e kërcejnë me të edhe kuksianët. Por edhe pse në dukje një lëvizje politike, të thirrurit në miting nuk e përtypën mirë këtë ftesë. Kuksianët i dhanë disa justifikime për të mos i thënë jo, por Rama këmbëngulte. Rexh Byberit i përmendi gratë, një qytetare tha se nuk kërcente dot se kishte këmbën sëmurë. Por Rama nuk u tërhoq dhe i mori shoqen. Aq insistues u duk kryeministri saqë edhe kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici e kundërshtoi për herë të parë. Gjici i dha shenjë Ramës se nuk e kërcente dot vallenë e Tropojës pa kërcyer vallen e Kukësit. 

"O Rexh po çohu

Safet po nuk kërceve vallen e Tropojës nuk je kuksian, çohu çohu se vjen pastaj e Kukësit.

Futu kërce tashi, vallen e Tropojës. 

A të dhemb këmba ty? Mirë se kërcen shoqja për ty. 

Do vimë tani te Kukësi... kjo është më e fortë...

Hajde Safet eja, o Rexh këtu i le ti takosh gratë?"-ishin disa nga thirrjet që pasuan me disa pamje ku qytetarë u bashkuan me të në valle, nën premtimin e vazhdueshëm se vallja e Kukësit do të vinte direkt pas asaj të Tropojës.

Ndryshimi është i dukshëm. Njeriu i tepsisë dhe barcaletave ndryshon pllakë dhe nis folklorin e valles dhe traditës për të ndezur një frymë në takimet e vakëta të atij që vetëm flet dhe nuk dëgjon askënd veç vetes. Nga marsi i 2018, kur i talli kuksianët që u ngritën në protestë për tarifën e kalimit te Rruga e Kombit, situata ka ndryshuar. Asokohe ata ishin njerëz që nuk iu ngrihej, duke bërë ironi me protestën ndërsa sot e tejkalon traditën për të plotësuar një shfaqje që nuk i ngjit më askujt, as familjarëve të administratës që merr në takime. 

Nuk mund dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë. Dhe për më tepër pastaj kur fillojnë ato kërcënimet: jo po shiko këtu se do ngrihen këta, do ngrihen ata. Kjo e ngritjes është thirri-thirri të të ngrihet ai i shkreti kokulur s’të përgjigjet dot. Se po, është poezi e di doktori këtu, pyeteni doktorin se e di mirë këtë punë”, thoshte ai në mars 2018./Dosja.al

edi rama vallja e tropojes edi rama ne kukes fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll