Politike

Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Libohovën: Funeralet falas janë ndihmesë për banorët, janë shumë lekë për pensionistët

Xhelili u shpreh se kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për banorët, pasi të moshuarit nuk kanë mundësi që të paguajnë 800 mijë lekë për një funeral.

4 Maj 2023, 22:45 Nga I.A
Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Libohovën:
Adil Xhelili

TIRANË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' Adil Xhelili në Libohovë ka komentuar premtimin e tij për shërbime funerale falas nëse bëhet kryebashkiak. I ftuar në emisionin 'Të Paekspozuarit' në Mcn Tv, Xhelili u shpreh se kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për banorët, pasi të moshuarit nuk kanë mundësi që të paguajnë 800 mijë lekë për një funeral.

"E kam përmendur dhe në media të tjera, doja që kjo fjalë të mos quhet premtim. Çështje të tilla janë të jetës në përgjithësi. Kjo mungon sepse shërbimet publike që duhet të ofrojë pushteti qëndror nuk i ka ofruar. Një funeral në bashkinë e Libohovës, kushton rreth 800 mijë lekë të vjetra. Kjo është shumë e madhe për familjët me të ardhura të pakta. Bashkia mund që të lehtësojë dhe të jetë në ndihmë të këtyre banorëve.  Në zonat rurale janë mosha të thyera e mosha të treta me fëmijë në emigracion. Bashkia nuk i ofron të gjitha shërbimet që duhet të japë. Janë një gamë shërbimesh që ne kemi parashtruar. Kjo është një ndihmesë që bashkia mund ta ofrojë. Bashkia do të jetë krahu i djathë për këta banorë. Nuk e kam fare këtë lloj mendimi dhe nuk e kam menduar ndonjëherë të më kthehet në Boomerang. Unë i qëndrojë vendimit tim për të qënë në ndihmesë të këtyre banorëve. është kthyer në qarkun me vjetshmërinë me të lartë dhe me lindshmërinë më të ulët. Ne do të ofrojmë shërbimin që në bashkëpunim me agjensitë funerale të ndihmojmë këta banorë," tha Xhelili.

Xhelili po ashtu ka konfirmuar se kandidati përball tij nga PS-ja është kushuriri i tij. 

"Nuk është e vërtetë që kryetarja aktuale është kushurira ime. Kandidati i PS-së është kushuriri im. Shanset janë të larta. Patjetër që do fitojmë," tha Xhelili.

adil xhelili

Sondazh

Poll