Politike

Rama: Nuk po përgatitem për një mandat të katërt. Berisha tregon përralla

Rama ka deklaruar se Shqipëria është në një kthesë të madhe, ndërkohë që ka komentuar dhe deklaratat e kreut të PD-së Sali Berisha për ambasadoren amerikane Yuri Kim. 

4 Maj 2023, 22:27 Nga I.A
Rama: Nuk po përgatitem për një mandat të katërt.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk po përgatitet për një mandat të katërt. I ftuar në emisionin 'Real Story' në Report Tv, Rama ka deklaruar se Shqipëria është në një kthesë të madhe, ndërkohë që ka komentuar dhe deklaratat e kreut të PD-së Sali Berisha për ambasadoren amerikane Yuri Kim.  

“Nëse i referohesh faktit që në fokus është Salikja, është se Shqipëria është në një kthesë të madhe, Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë më e respektuar ndërkombëtarisht. Tani kur ata thotë që nuk individ, është i padëshirueshëm për ne, do të thotë që është për të gjithë perëndimin dhe këto individë, që kanë dhe problem të rënda me drejtësinë, tërheqin zvarrë njerëzit duke bërë spektakël me përralla, një 80 vjeç që tregon përralla dhe merr nëpër gojë ambasadoren amerikane, jo u futën, jo dalin, është degradim i madh dhe kërcënim, se kur vjen puna të bashkitë është pengmarrje. Kandidatët e tyre gjëja më absurde që kam parë”, tha Rama.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll