Politike

"Veliaj nuk ekziston si kandidat”/ Meta: VIP-i humbi 70 mijë ndjekës sepse mbështeti për fushatë

Belind Këlliçi është favorit ndaj Erion Veliajt dhe këtë e tregon në shumë raste dhe reagimi qytetar në rrjete sociale.

4 Maj 2023, 22:32 Nga k.m.
"Veliaj nuk ekziston si kandidat”/ Meta: VIP-i humbi 70 mijë
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përsëriti ftesën e vazhdueshme të opozitës për debat politik me kundërshtarët. I ftuar në emisionin "Quo Vadis", Ilir Meta tha se për Tiranën kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi është favorit ndaj Erion Veliajt dhe këtë e tregon në shumë raste dhe reagimi qytetar në rrjete sociale.

“Nuk ekziston Erion Veliaj si kandidat, sepse po të ekzistonte do të kishte dalë në një debat. Nuk ka asnjë rezultat dhe nuk ka asnjë bilanc e nuk del dot përballë Këlliçit”, tha ai. “I kemi parë sondazhet e tij, sondazhi më i saktë është një VIP që humbi 40 mijë ndjekës në instagram për dy ditë vetëm se bëri deklaratë pro Veliajt, 70 mijë, humbi VIP-i për dy ditë, një ushtri të tërë, vetëm pse bëri deklaratë që shkaktoi një pakënaqësi të madhe, sepse të gjithë e dijmë çfarë ka bërë Erion Veliaj në këtë qytet për 8 vite,”-tha Meta.

ilir meta zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll