Politike

Veliaj vendos kushte për shtrimin e rrugëve: Asfalti do jetë cilësor kur të mos ketë shtëpi pa leje

Po ashtu Veliaj ka pranuar se në rrugë në ndryshme në Tiranë asfalti është jo cilësuar dhe se nuk plotëson kushtet e duhura.

4 Maj 2023, 22:36 Nga I.A
Veliaj vendos kushte për shtrimin e rrugëve: Asfalti do jetë
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka vendosur kushte për shtrimin e rrugëve në Tiranë. I ftuar në emisionin 'Top Story' në Top Channel, Veliaj është përballur me rrugët e arnuara, ndërkohë që justifikim për këtë ka thënë se ndërtesat janë ndërtuar mbi depon e ujit.

“Shumica e ndërtesave janë informale. Shtëpitë janë mbi depon e ujit. Shtëpitë e tjera duhet të bësh tjetër linjë transmetimi që të çosh ujin me pompë. Duhet çarë asfalti për këtë. Është rrugë tretësore”, tha Veliaj.

Po ashtu Veliaj ka pranuar se në rrugë në ndryshme në Tiranë asfalti është jo cilësuar dhe se nuk plotëson kushtet e duhura.

“Jo, nuk është. Ato janë ndërtesa informale. Në momentin që ata qytetarë duan ta tërheqin avllinë vullnetarisht, atëherë dhe rrugën mund ta bëjmë më të mirë. Kur të vendosin të mos kenë atë ndërtesë informale dhe të bëhen bashkë për të ndërtuar një pallat do të vijnë të marrin leje”, tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll