Bota

Kreu MASAKËR në vendin e tij! Arrestohet vrasësi 21-vjeçari në Serbi, po fshihej te banesa e dajës

Pritet qe autori të pyetet për krimin.

5 Maj 2023, 08:16 Nga A.B
Kreu MASAKËR në vendin e tij! Arrestohet vrasësi
Policia

SERBI- Autori 21-vjeçar i cili vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë është arrestuar. Pas 8 orësh ndjekje nga më shumë se 600 forca policie, u vu në pranga i riu i cili u gjet në Kragujevc, në banesën e dajës së tij. Tashmë pritet shoqërimi i tij në komisariat dhe marrja në pyetje. 

Ç'ndodh në Serbi?

I dyshuari për vrasje është parë në Shepshin, ku ka shtënë në drejtim të policisë, ndërsa njësitet speciale janë duke kontrolluar të gjitha objektet e dyshimta. Ai dyshohet se ka vrarë të paktën tetë persona dhe ka plagosur 14 në të shtënat që ndodhën në Mlladenoc dhe rrethinat. Uroš B. dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00. Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur një vrasje të përgjakshme në zonat përreth./Dosja.al

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll