Bota

FOTO- Ky është autori i MASAKRËS në Serbi, 21-vjeçari djali i oficerit të ushtrisë serbe, u mori jetën shokëve pas një sherri

Në mesin e viktimave ishte edhe polici M.P 21-vjeç dhe motra e tij e vogël Katarina. P. Polici i ri punonte në Mlladenovac.

5 Maj 2023, 07:17 Nga A.B
FOTO- Ky është autori i MASAKRËS në Serbi, 21-vjeçari
Autori

SERBI- Personi në foto është 21-vjeçari Uros B, i cili vrau 8 persona dhe la të plagosur 14. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në Mlladenoc, Serbi, në fshatrat Malo Orašje dhe Dubonë.

“Telegraf.rs” raporton se në mesin e viktimave ishte edhe polici M.P 21-vjeç dhe motra e tij e vogël Katarina. P. Polici i ri punonte në Mlladenovac.

FOTO- Ky është autori i MASAKRËS në Serbi, 21-vjeçari

21-vjeçari Uroš B, i cili dyshohet se është autori ka qenë me shokët e tij në oborrin e shkollës kur ka pasur një debat me ta. Ai ka shkuar menjëherë në shtëpi, ka marrë një automatik dhe është rikthyer për t’i vrarë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranê një këndi lojërash ku të rinjtë mblidheshin në mbrëmje.

Dyshohet se autori është djali i një ushtaraku dhe konsiderohet si person problematik. Prej më shumë se 4 orësh autori është i arratisur dhe banorët e fshatrave përreth zonës ku ka ndodhur ngjarja e rëndë janë ngujuar në shtëpitë e tyre./Dosja.al

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll